top of page

Matura Shtetërore konceptohet si një alternim i provimeve të detyruara ( ku përfshihen Letërsia dhe Matematika) dhe i atyre me zgjedhje ( ku përfshihen thuajse të gjitha lëndet e tjera, zhvilluar gjatë katër viteve të shkolles së mesme).

Qëndra e gjuhëve të huaja dhe kurseve përgatitore "The ZONE", mbështet reformën arsimore në Maturën Shtetërore.
Për këtë arsye zhvillohen kurse përgatitore për të gjithë ata që do të përballen me provimet e maturës (të detyrueshme apo me zgjedhje) dhe që janë të interesuar të studiojnë në universitetet shqiptare, gjatë vitit të ardhshëm akademik.

Do të zhvillohen kështu kurse për provimin e letërsisë e të matematikës si dhe për të gjitha lëndët e tjera shoqërore e shkencore, të planifikuara nga Ministria e Arsimit si lëndë testuese për provimet me zgjedhje.

Kurset do zhvillohen me seanca 90 minutëshe, nga mësues të kualifikuar të shkollave të mesme. Planifikimi i temave që do zhvillohen në kurse është bërë sipas programit të Ministrisë së Arsimit.
Gjatë kurseve do zhvillohen orë teorike dhe praktike, mbështetur në modelet e testeve të zhvilluar në vitet e shkuara. 

Po ashtu, gjatë kursit, janë llogaritur të zhvillohen edhe orë kontrolli për njohuritë e marra, në formën e testit ose të provimit.
Literatura bazë është ajo e rekomanduar nga Ministria e Arsimit, plotësuar edhe me njohuri bashkëkohore, aty ku del e nevojshme.

Mendojmë se do t`ju vijmë në ndihmë cilësore të gjithë atyre që kanë nevojë të mbështeten në këtë hap të vështirë të jetës së tyre.

Na vizitoni për informacione të mëtejshme. Mbani kontakt me ne për njohuri më të plota rreth këtyre kurseve. 
























   Matura Shtetërore

bottom of page