top of page

Pse duhet të na zgjidhni NE?

1.Cilësi në mësimdhënie

2.Prioritet, suksesi i studentëve tanë

3.Përdorimi i metodave më të mira për mësimin e gjuhëve të huaja 

4.Mbështetja e mësimdhënies nga teknologjia digjitale

5.Kushte bashkëkohore

6.Cmimet më konkuruese  

Kush jemi ?

Qendra e Gjuhëve të Huaja The ZONE është themeluar  fillimisht në qytetin e Vlorës. Pas një eksperience 7-vjecare, tashmë hap dyert e saj edhe në qytetin e Tiranës. Cilësia e lartë në mësimdhënie kombinuar me çmimet më konkuruese në treg kanë qenë parimi që na ka udhëhequr në këto vite sukses. Sot krenohemi për arritjet e studentëve tanë që kanë qenë frymëzimi i punës dhe përkushtimit tonë. Kjo falë profesionalizmit dhe eksperiencës së gjerë të mësuesve të përgatitur brenda dhe jashtë vendit. 

Rregulla dhe Kushte

Informacion mbi kursin
1. Mosha minimale për t’u regjistruar është 4 vjeç. Nuk ka limit për moshën maksimale.
2. Çdo student/e me njohuri paraprake gjuhësore zhvillon një test për të përcaktuar nivelin e tij/saj. Testi ofrohet pa pagesë nga qendra.
3. Pagesa e kursit përfshin vetëm orët e mësimdhënies dhe materialet dëgjimore . Librat kanë pagesë shtesë.
4. Pagesa kryhet çdo fillim muaji më datë 1 dhe qendra i pret 6 ditë studentët që nuk mund të paguajnë në kohë. Nëse e keni të pamundur të paguani edhe gjatë kësaj kohe, duhet të njoftoni mësuesen dhe do të keni mirëkuptimin dhe ndihmën tonë.
5. Për studentët e rinj pagesa kryhet brenda 3 orëve të para mësimore, në mënyrë që të njihen paraprakisht me kursin.

 

Frekuentimi

Çdo student i regjistruar duhet t'a ndjekë kursin rregullisht, në mënyrë që të garantojmë cilësinë e njohurive të tij / saj gjuhësore në përfundim të nivelit përkatës. Megjithatë, studentët kanë të drejtë të mungojnë jo më tepër se 3 orë në muaj, kur këto mungesa nuk janë të njëpasnjëshme.

Studentët që mungojnë, nuk do të rimbursohen për pagesën e kryer dhe as do të mund të rizhvillojnë orën e mësimit. Kur qendra e ka të mundur, do përpiqet t’i vijë në ndihmë me pjesët më thelbësore të orës së humbur, por kjo nuk është e detyrueshme.

Çdo student që mungon më tepër se tre orë, për arsye shëndetësore duhet të na kontaktojë dhe ne do mund t’i vijmë në ndihmë që ai/ajo të jetë në të njëjtin nivel me studentët e tjerë të grupit.

 

Testimi
Çdo student duhet të arrijë jo më pak se 65% në të pesë testimet që kryhen gjatë një niveli.

 

Pushimet

Qendrat tona janë të mbyllura gjatë festave kombëtare. Orët që nuk zhvillohen gjatë këtyre festave do të zëvendësohen.

Çdo orë tjetër që nuk zhvillohet për arsye shëndetësore të mësimdhënësit do të zëvendësohet.

bottom of page